Ja çfarë thotë Klopp për përballjen me Romën

Futboll

Ja çfarë thotë Klopp për përballjen me Romën

Më: 13 prill 2018 Në ora: 16:44
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp nuk mendon se skuadra e tij ka pasur fat në shortin e Ligës së Kampionëve.

Liverpooli është shortuar me Romën në Nyon për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa ndeshja tjetër është ajo mes Bayern Munich dhe Real Madridit.

Trajneri gjerman duke folur për faqen zyrtare të Liverpoolit, ka thënë se shorti ndaj Romës nuk mund të konsiderohet short i lehtë, duke shtuar se është dashur të shikohet se çfarë skuadra italiane i ka bërë Barcelonës.

“Por, nëse dikush mendon se shorti ndaj Romës është me i lehti, nuk mund të ndihmoj personin që thotë këtë sepse nuk i ka parë ndeshjet ndaj Barcelonës”, ka deklaruar Klopp.

“Në ndeshjen e parë rezultati 4-1 nuk ishte sikur që ishte ndeshja, ishte Messi me gjenialitetin e tij ndaj një skuadre të mirë të Romës. Ndeshja kthyese ishte e jashtëzakonshme, e jashtëzakonshme ajo që ata kanë bërë. Ata është dashur të fitojnë 4-0 ose 5-0. Vërtet më kanë lënë mbresa të mira”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat