Arturo Vidal bëhet sërish lajm.
Mesfushori kilian të mërkurën mori vëmendjen e të gjithëve kur në stadiumin ‘Allianz Arena’ ku po zhvillohej ndeshja mes Bayern Munich dhe Sevilla, kishte marrë një laptop për të shikuar edhe ish skuadrën e tij, Juventusin që po luante me Real Madridin.
E shorti i Ligës së Kampionëve ka dashur që të vë përballë sërish Bayernin dhe Realin, skuadra që u takuan edhe një sezon me parë, në një ndeshje që dhuroi shumë zëra.
Vidal në atë ndeshje, ishte ndëshkuar me karton të kuq, dhe duket se ka pritur për këtë “hakmarrje”
Kiliani ka bërë një ‘tweet’ të çuditshëm në Twitter për këtë ndeshje, duke shkuar fjalë jo të mira e që nuk preferohen për përkthim.