Mesfushori kroat mund të largohet nga Barcelona

Futboll

Mesfushori kroat mund të largohet nga Barcelona

Më: 13 prill 2018 Në ora: 18:45
Ivan Rakitiç

Mesfushori kroat mund të largohet nga Barcelona në fund të stinorit. Ivan Rakitiç është duke shqyrtuar ofertat dhe një nga më tërheqëset mbetet ajo e Manchester United. 30-vjeçari i Barcelonës, cilësohet si një prej objektivave kryesorë të United për sezonin tjetër, pasi Jose Mourinho kërkon të ketë një mesfushorë të kalibrit botëror në skuadër.

Sipas Diario Gola, vetë Rakitiq dëshiron të nisë një eksperiencë të re në karrierën e tij, por së pari do të konsultohet me drejtuesit e Barcelonës, për të mësuar se çfarë roli do të ketë ai në stinorin e ardhshëm.

Rakitiq është pjesë e katalanasve që nga viti 2014, ku u transferua nga Sevilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat