Rastësitë e frikshme dhe konkluzioni: Liverpuli luan në finale me Realin dhe fiton “Championsin”

Futboll

Rastësitë e frikshme dhe konkluzioni: Liverpuli luan në finale me Realin dhe fiton “Championsin”

Më: 13 prill 2018 Në ora: 18:55
ilustrim

Gjatë ditës së sotme është hedhur shorti i “Champions League” për çiftet gjysmëfinaliste të sezonit 2017/2018. Një sfidë e vërtetë do të jetë ajo mes Realit dhe Bajernit, e cila është cilësuar edhe si finalja e parakohshme, por pa harruar edhe çiftin tjetër gjysmëfinalist mes Liverpulit dhe Romës. Nëse kthehemi mbrapa në kohë, hera e fundit kur 4 gjysmëfinalistet kanë qenë përfaqësuese të kampionatit anglez, gjerman, spanjoll dhe italian i përket vitit 1981.

Madje nuk përfundon këtu, pasi nëse i bazohemi deri në fund historisë së këtij viti, finalja është diskutuar mes Liverpulit dhe Realit të Madridit dhe ka përfunduar me fitoren e anglezëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat