Spalleti: Mos ta shkatërrojmë ëndrrën tonë për Ligën e Kampionëve

Futboll

Spalleti: Mos ta shkatërrojmë ëndrrën tonë për Ligën e Kampionëve

Më: 13 prill 2018 Në ora: 19:12
Spalleti

Trajner i Interit i ka bërë thirrje lojtarëve të tij se tani e tutje çdo ndeshje në Seria A është shumë e rëndësishme dhe se ata duhet t’i fitojnë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Për këtë Luciano Spalleti ia ka bërë me dije skuadrës se ata mund ta shkatërrojnë këtë ëndërr nëse nuk luajnë mirë.

“Çdo ditë mundësitë po zvogëlohen e po zvogëlohen, e cila gjë do të thotë se ne duhet të luftojmë në çdo aspekt për të fituar”, tha Spalleti para udhëtimit të Interit në Atalanta.

“Na duhet një rezultat pozitive edhe jashtë dhe kështu të përfitojmë nga derbi i Romës. Çdo gjë është në dorën tonë dhe gjithçka varet nga ne. Inter ka ekip për këtë gjë. Ne e dimë kush jemi dhe në çfarë situate gjendemi. Mos t’i shkatërrojmë ëndrrat tona”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat