Letra e sinqertë e ‘La Gazzeta’ për Buffon: Gigi, kërkoni falje…

Futboll

Letra e sinqertë e ‘La Gazzeta’ për Buffon: Gigi, kërkoni falje…

Më: 13 prill 2018 Në ora: 19:30
Ilustrim

Real Madrid me një penallti të fituar në fund të ndeshjes ndaj Juventusit, siguroi kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Akordimi i një penalltie në minutën e 93’ nga gjyqtari Owen, bëri që Buffon të humbas nervat duke reaguar ashtu si nuk e kemi parë asnjëherë.

Legjenda italiane përveç që nuk u pajtua me vendimin e gjyqtarit, ai e ofendoi atë për t’u ndëshkuar me karton të kuq.

Fjalët ndaj gjyqtarit, Buffon nuk i ndali as pas ndeshjes në deklarata për shtyp.

Për këto deklarata, Buffon është kritikuar edhe nga miku i tij, Alessandro Del Piero, që e ka cilësuar të ngutshëm veprimin e bashkëvendësit të tij.

Njëjtë po mendon edhe gazeta italiane ‘The Gazzeta dello Sport’, që i ka kërkuar kapitenit të Juventusit që të kërkoi falje për deklarata e tij.

Në këtë letër cekën disa arsye, përfshirë edhe karriera e lavdishme e Buffonit, e po ashtu edhe të qenit model për fëmijët.

Mbetet të shihet nëse Buffon do të dalë me një letër publike për të tërhequr fjalët e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat