“Kontakti ekzistoi, pak ka rëndësi nëse është minuta e 1’ apo minuta e 93’”

Futboll

“Kontakti ekzistoi, pak ka rëndësi nëse është minuta e 1’ apo minuta e 93’”

Më: 13 prill 2018 Në ora: 22:16
Foto nga ndeshja e kaluar

Ish lojtari i Barcelonës, Hristo Stoichkov, ka thënë se penalltia e akorduar në ndeshjen Real Madrid – Juventus ka qenë e drejtë.

52 vjeçari që ka zhvilluar 83 paraqitje për Kombëtaren e Bullgarisë, duke e diskutuar penalltinë e shumë përfolur, ka thënë se pak ka rëndësi a është minuta e parë apo e 93’, kur ekziston penalltia duhet akorduar.

Real Madrid siguroi kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke e eliminuar Juventusin, dhe goli i kualifikimit u shënua nga penalltia nga Cristiano Ronaldo, në minutën e fundit të ndeshjes.

“Nuk ka nevojë për të diskutuar shumë, është shumë e qartë se ka kontakt dhe nuk ka rëndësi nëse është në minutën e parë apo minutën e 93’”, ka deklaruar Stoichkov.

“Mbrojtja e Juventusit gaboi kur la të lirë dy lojtarë të Realit në zonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat