A ishte për penallti ndërhyrja e Benatias? Ja çfarë thotë Maradona

Futboll

A ishte për penallti ndërhyrja e Benatias? Ja çfarë thotë Maradona

Më: 13 prill 2018 Në ora: 22:30
Diego Armando Maradona

Mendimin për penalltinë e akorduar në fund të ndeshjes Real Madrid – Juventus, e ka dhënë edhe legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona.

Ish fituesi i Kupës së Botës ka thënë se ndërhyrja e Benatias në Vasquez nuk ka qenë për penallti.

“Nuk ishte penallti.  Lucas Vazquez u detyrua të hidhet. Ishte pranë Buffon dhe pas tij ishte Benatia që donte t’i merrte topin”, ka shkruar Maradona në Instagram.

“Vazquez e la veten të rrëzohej në tokë. Edhe unë atë do të bëja. Po ta kishte goditur topin me 99 për qind të mundësive do të ishte gol”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat