Wolfsburgu ngec ndaj Augsburgut, mbijetesa ende në rrezik

Futboll

Wolfsburgu ngec ndaj Augsburgut, mbijetesa ende në rrezik

Më: 13 prill 2018 Në ora: 23:27
Wolfsburgu

Wolfsburgu nuk shfrytëzon dot faktorin fushë për të regjistruar fitoren e 2-të radhazi në Bundesligë për tiu larguar sa më shumë fundit të klasifikimit. Ujqërit ngecën në një barazim pa gola në shtëpi ndaj Augsburgut në sfidën që hapi javën e 30-të.

Pavarsisht rasteve të shumta që krijuan sidomos në pjesën e dytë vendasit nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës. Me këtë barazim Wolfsburgu u ngjit në kuotën e 30 pikëve dhe 4 javë rrezikon ende mbijetesë. Ndërkohë Augsburgu me pikën e marrë pozicionohet në vendin e 10-të të renditjes në kuotën e 37 pikëve.

Të dyja skuadrat e mbyllën sfidën me nga një lojtar më pak sepse fillimisht Moravek për miqtë dhe më pas Udokhai për vendasit u larguan nga fusha me karton të kuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat