Kahn: Buffon duhet të ishte tërhequr më parë nga futbolli…

Futboll

Kahn: Buffon duhet të ishte tërhequr më parë nga futbolli…

Më: 14 prill 2018 Në ora: 06:38
Buffon, Oliver Kahn

Sipas ish-portieri gjerman, Oliver Kahn, Buffon duhet të ishte tërhequr që gjatë verës së kaluar dhe kështu do të shmangte tragjeditë sportive si ato ndaj Suedisë apo Real Madrid. Ai duhet të kishte ndjekur shembullin e Lahm.

“Nuk është e lehtë të kuptosh se kur duhet të tërhiqesh nga futbolli, – ka shpjeguar Kahn për “Bild”. – Nëse do të ishte tërhequr më parë, Buffon do të kishte shmangur eliminimin kundër Suedisë dhe zhgënjimin e madh që pësoi me Real Madrid. U shtyu nga dëshira për të arritur rekorde të reja dhe për të fituar Champions League, por nuk ia doli.”

Kahn u tërhoq nga futbolli në vitin 2008, pasi dy vjet më parë i kishte dhënë lamtumirën kombëtares gjermane.

“Mund të kisha luajtur edhe për 2-3 vite të tjera, – vazhdoi Kahn, – por përse? Edhe Lahm u tregua perfekt në vendin e tij. Nëse nuk arrin të gjesh momentin e duhur atëherë lamtumira bëhet shumpë e vështirë dhe e hidhur. Unë e këshilloj Buffon ta mbyllë karrierën. Ka qenë kampion i Botës dhe portieri më i madh, kjo ka rëndësi, jo veprime të tilla si kartoni i kuq ndaj Real Madrid.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat