5 kampionate, gjashtë super ndeshje këtë vikend

Futboll

5 kampionate, gjashtë super ndeshje këtë vikend

Më: 14 prill 2018 Në ora: 09:31
Tottenhami dhe Manchester City

Gjatë këtij vikendi do të zhvillohen disa super derbi në ligat elitare evropiane.

Sot zhvillohet derbi në Premier Ligë në mes të Tottenhami-t dhe Manchester City, ndeshje e cila do të zhvillohet në një orar jo të zakonshem të Premier Ligë-s, prej orës 20:45.

Ndërsa e nesër do të jetë dita e futbollit evropiane pasi do të ketë gjithsej pes super ndeshje të cilat do të zhvillohen.

E nisim me kampionatin italian, ku nesër prej orës 15:00 Milan do ta presë në shtëpi skuadrën e Napolit, ndërsa nga ora 20:45 luhet derbi i qytetit të Romës ku ndeshen Lazio dhe Roma.

Në kampionatin gjerman luhet derbi i madh gjerman mes dy skuadrave me vlerë të madhe në Gjermani, ku nga ora 15:30 do të ndeshen Schalke dhe Dortmund.

Në Francë skuadra e Parisit do të ketë një ndeshje mjaftë të vështirë kundër rivalit të tyre të vëtëm këtë vitë që deri diku ka arritur ti shkaktoj probleme, Monacos.Ndeshja do të zhvillohet nga ora 21:00.

Në kampionatin holandez do të zhvillohet derbi kryesor i ligës së Holandës, ku përball njëra tjetrës do të jenë Psv dhe Ajax, kjo ndeshje pritët të zhvillohet nesër nga ora 16:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat