Ventura: Përgjegjësia e eliminimit të Italisë? Do të flas shumë shpejt

Futboll

Ventura: Përgjegjësia e eliminimit të Italisë? Do të flas shumë shpejt

Më: 14 prill 2018 Në ora: 09:48
Ventura

Kur kanë kaluar 5 muaj që nga momenti kur Italia u eliminua nga Suedia dhe mbeti jashtë kampionatit botëror ‘Rusi 2018’, por Gian Piero ventura duket se ende nuk ka ndërmend të flasë.

Në një intervistë të dhënë për Radion italiane ‘Kiss kiss radio’, ish tekniku i kombëtares italiane refuzoi të bëjë komente mbi eliminimin e bujshëm dhe zgjedhjen për të lënë jashtë Insignen.

“Nuk mund të flas akoma, por mezi pres që të sqarohem mbi bazën e argumenteve. Ajo që ndodhi është diçka shumë e rëndë patjetër, por ka shumë gjëra, që mezi pres t’i sqaroj”, deklaroi Ventura.

Ish trajneri i Italisë ka një kontratë që e mban të lidhur me Federatën Italiane të Futbollit, deri në vitin 2020 dhe deri atëherë nuk mund të flasë. Gjithsesi shpresat janë që Ventura të gjejë një skuadër këtë verë dhe të lirohet nga kontrata me kombëtaren, për t’iu ‘zgjidhur gjuha’ më pas dhe për të treguar të vërtetën e eliminimit të bujshëm.

“Mezi pres të rifilloj. Dua të gjej një klub dhe të rifilloj edhe njëherë punën time, për të lënë pas këtë eksperiencë të tmerrshme”, u shpreh Ventura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat