Wenger kërkon Ligën e Kampionëve përmes Europa Ligës

Futboll

Wenger kërkon Ligën e Kampionëve përmes Europa Ligës

Më: 14 prill 2018 Në ora: 09:59
Arsene Wenger

Arsene Wenger ka folur pas kualifikimit të Arsenalit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, pasi barazoi 2-2 në ndeshjen kthyese në Rusi ndaj CSKA Moskës.

“Ndoshta ishim të habitur pak nga intensiteti i lojës dhe nuk ishim në garë, sidomos në pjesën e parë”, ka thënë fillimisht Ëenger për BT Sport.

 “Ata luajtën mirë me topin dhe patën disa mundësi, ku shënuan edhe dy gola. Pastaj, ne kishim një presion mbi vete, sepse nëse ata do të shënonin të tretin, ne do ishim jashtë garës.Ne duhet të kemi më shumë besim në lojën tonë. Është një garë e madhe për ne, sepse është shansi ynë i fundit për t’u kualifikuar për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm”, përfundoi francezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat