Arsenali refuzohet nga një ish lojtar i Manchester United

Futboll

Arsenali refuzohet nga një ish lojtar i Manchester United

Më: 14 prill 2018 Në ora: 14:50
Jonny Evans

Mbrojtësi i West Bromwich Albion, Jonny Evans, pritet që ta refuzojë Arsenalin gjatë kësaj vere, sipas raportimeve nga Daily Mirror.

Përfaqësuesi i Irlandës Veriore pritet që të jetë në dispozicion të skuadrave të interesuara për vetëm tre milionë funte.

Kjo parashihet edhe në kontratën e tij në rast se West Brom bie sivjet nga liga.

Por Evans po ngurron që t’i bashkohet Topçinjve dhe po shpreson që t’i bashkohet Manchester Cityt-t.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat