Gattuso: Ja si mund ta mposhtim Napolin

Futboll

Gattuso: Ja si mund ta mposhtim Napolin

Më: 14 prill 2018 Në ora: 15:45
Gennaro Gattuso

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka folur para duelit me Napolin.

Milan dhe Napoli takohen nesër në ‘San Siro’ me fillim nga ora 15:00.

Gattuso tha se ekipit të tij i duhet një performancë e shkëlqyer për të fituar ndaj Napolit.

“Do të na duhet një performancë e mirë. Ne duhet të luajmë mirë taktikisht dhe teknikisht. Ka shumë gjëra që do të duhet t’i bëjmë mirë për ta fituar këtë ndeshje”, tha Gattuso.

“Kur shikoni trajnerë si Sarri, Allegri dhe Di Francesco, ju duhet vetëm të analizoni ndeshjet e tyre dhe të mësoni. I studioj shumë. Napoli luan shumë mirë me topin.”

“Ne do të duhet të jemi shumë të disiplinuar”, përfundoi Gattuso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat