Interi befason tifozët me blerjen e re

Futboll

Interi befason tifozët me blerjen e re

Më: 14 prill 2018 Në ora: 15:56
Pronarët e Inter

Dennis Praet është bërë njëri nga lojtarët më të kërkuar në Serie A.

Mesfushori belg ka shkëlqyer me Sampdorian në dy edicionet e fundit në kampionatin italian.

E falë paraqitjeve të mira të tij skuadrat e mëdha janë vënë në ndjekje të belgut.

Së fundmi mediat italiane kanë raportuar se skuadra favorite për transferimin e Praet është Interi i Luciano Spallettit.

Trajneri italian e pëlqen lojën e belgut dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.

23-vjeçari ka zhvilluar 25 ndeshje në Serie A ku ka asistuar në katër gola të skuadrës së tij.

Sampdoria është e gatshme ta lë të lirë yllin e tyre por po pret një ofertë mbi 20 milionë euro.

 Për shërbimet e Praet, interesim kanë shprehur edhe Napoli, Juventus dhe Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat