Fitojnë Prishtina, Llapi dhe Drenica

Futboll

Fitojnë Prishtina, Llapi dhe Drenica

Më: 14 prill 2018 Në ora: 16:58
Pamje nga ndeshja

Kanë përfunduar tri ndeshjet që ishin në plan të zhvilloheshin sot. Skuadrat të cilët arritën tre pikë të plota janë Prishtina, Llapi dhe Drenica.

Prishtina ka mposhtur skuadrën e Besës, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Pejës.Golin e vetëm për tre pikët e radhës e shënoi  Ahmed Januzi në pjesën e parë, pas një dalje të gabur të gardianit të Besës.

Llapi ka arritur një fitore shumë të vlefshme në luftën për kreun e tabeleës. Llapi shënoi fitore në cilësin e musafirit ndaj Lirisë. Dy golat në pjesën e dytë ja dhuruan tre pikë të plota skuadrës së Batatinës. E tëra çka arriti të bënte skuadra e Lirisë është goli i shënuar nga Mevlan Zeka.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Drenicë, skuadra e Drenicës ka arritur të shënoi një fitore shumë te rëndësishme në luftën për ti ikur barazhit.Drenica e mposhti Flamurtarin me rezultatin 1 : 0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat