La Liga është bërë me një rekord të ri.
Është skuadra e Barcelonës që ka vendosur një rekord të ri në elitën e futbollit spanjoll.
Me fitore 2:1 në ‘Camp Nou’ ndaj Valencias, Barcelona është bërë skuadra me serinë më të gjatë që nuk ka pësuar humbje në La Liga, gjithsejtë 39 ndeshje.
Ky rekord, mbahej nga skuadra e Real Sociedadit, që në sezonet 1978/79 dhe 1979/80 nuk kishte pësuar humbje në 38 ndeshje në La Liga.
Kishte qenë Espanyol skuadra që ia kishte ndërprerë këtë ecuri Real Sociedadit në atë botë.
Tani mbetet të shihet se sa do të rritet ky rekord i Barcelonës, e po ashtu cila skuadër do të mund ta thyej, diçka që po konsiderohet e paarritshme.