Juve ka dy alternativa për të zëvendësuar Mandzukicin

Futboll

Juve ka dy alternativa për të zëvendësuar Mandzukicin

Më: 15 prill 2018 Në ora: 10:23
Mario Mandzukic

Çdo gjë sillet rreth Mario Mandzukic te Juventus.

Sulmuesit kroat i është lënë vetë në dorë të vendosë për të ardhmen.

Kroati që në dy sezonet te Juventusi ka luajtur në krah, ka marrë oferta serioze në Turqi dhe në Kinë, duke mos arritur të vërtetojë nëse do të mbetet në Serie A edhe edicionin tjetër.

Dyshimet e Mandzukic, kanë bërë që Juventus së mendojë për alternativat që mund të jenë zëvendësues të tij.

‘Tuttomercato’ shkruan se ‘Zonja e Vjetër po mendon për Alvaro Moratan e Chelsea dhe Anthony Martialin e Manchester Unitedit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat