Agnelli karikon skuadrën: Nuk jetohet me keqardhje, përpara me optimizëm

Futboll

Agnelli karikon skuadrën: Nuk jetohet me keqardhje, përpara me optimizëm

Më: 15 prill 2018 Në ora: 15:07
Andrea Agnelli

Për presidenti e Juventusit, Andrea Agnelli, ndeshja e humbur në shtesë ndaj Real Madrid me një penallti të dyshimtë të dhënë nga gjyqtari i përket së shkuarës. Bardhezinjtë u eliminuan nga trofeu i rëndësishëm Europian pa fituar sërish asgjë, ndaj Agnelli kërkon nga skuadra që të shohë përpara, duke mos kthyer më kokën pas. “Ne shpresonim në një rezultat ndryshe nga ajo përballje e dytë me Real, por nuk ishte e shkruar. Është detyra jonë të shohim përpara, gjithnjë, pasi nuk mund të jetojmë gjithnjë me keqardhjen e asaj që shkoi”, thotë Agnelli.

Më tej, numri 1 i ekipit kampion të Italisë, në prag të ndeshjes që Juventus do të luajë sot pasdite ndaj Sampdorias, shton: “Kemi objektiva të tjerë për të realizuar, ndaj duhet të rikthehemi te fitorja, pasi kjo është pjesë e AND-së tonë. Humbja e së mërkurës duhet lënë pas krahëve dhe të mendojmë për kampionin dhe Kupën, duke nisur nga ndeshja e sotme. Kemi mjaft objektiva të tjerë që duhet arritur, sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Andrea Agnelli, presideënti i Juventusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat