Kërcënohet bashkëshortja e arbitrit

Futboll

Kërcënohet bashkëshortja e arbitrit

Më: 15 prill 2018 Në ora: 15:24
Kërcënohet bashkëshortja e arbitrit

Real Madrid – Juventus nuk është mbyllur akoma, polemikat dhe thumbimet vijojnë edhe disa ditë më pas. Në llogaritë e bashkëshortes së gjyqtarit Michael Oliver në rrjetet sociale kanë mbërritur ofendime dhe kërcënime pafund.

BBC ka publikuar disa fraza kërcënuese ndaj Lucy Oliver, që sikurse bashkëshorti i saj ushtron profesionin e arbitrit në kampionatin e futbollit të femrave.

Policia britanike ka nisur një hetim dhe ka mbyllur të gjitha adresat e bashkëshortes së Michael Oliver, e cila është kërcënuar madje edhe në telefonin e saj celular, pasi numri i saj në mënyrë krejt të pashpjegueshme është bërë publik.

Ndeshja, për të cilën akuzohet Michael Oliver, u mbyll me fitoren 1-3 të Juventusit, por me kualifikimin e Realit, falë 11-metërshit të akorduar në munitën e 38-të, për ndërhyrje ta gabuar të Benatias ndaj Lukas Vasquez.

Për shkak të protestave arbitri 33-vjeçar ndëshkoi me karton të kuq portierin Gigi Buffon, që e konsideroi më pas britanikun të pashpirt dhe të papjekur për vendimin që mori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat