Barcelona ka gjetur “fajtorin” për dështimin në këtë sezon të Champions League dhe ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me drejtorin teknik Roberto Fernandez, e cila skadon në muajin qershor.
Kësisoj, katalanasit janë vënë në kërkim të një drejtuesit të ri, që të bëj rolin e ndërmjetësit me presidencës dhe trajnerit Valverde, por gjithashtu të marrë futbollistët e duhur në merkato, Griezmann mbi të gjithë.
Fernandez i shpenzoi paratë e ardhura nga shitja e Neymar për të marrë dy futbollistë: Coutinho dhe Dembele.
Sipas asaj që shkruan “Marca”, objektivi kryesor i Barcelonës është drejtori teknik i Roma, Monchi, ish-drejtues i Sevilla. Nëse ky i fundit nuk do të braktisë para kohe projektin e verdhekuqve, atëherë alternativa është Partick Kluivert. Ish-sulmuesi mund të kthehet në “Camp Nou” si drejtues dhe mund të marrë me vete të birin, Justin, i cili po shkëlqen te Ajax.