Mohamed Salah, pas rekordeve të Cristiano Ronaldos

Futboll

Mohamed Salah, pas rekordeve të Cristiano Ronaldos

Më: 15 prill 2018 Në ora: 23:43
Mohamed Salah, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi

31 gola në Premierligë, 42 gola në të gjitha garat në një sezon në Premierligë dhe 47 gola për Liverpoolin – këto janë rekordet që do të tentojë t’i thyejë Salah.

Mohamed Salah po shkëlqen me fanellën e Liverpoolit. Egjiptiani është shndërruar në një lojtar shumë të rëndësishëm që në sezonin e parë në “Anfield”, duke thyer rekorde të shumta.

Salah ka thyer dhe është rrugës për të thyer edhe disa rekorde.

Me golin që realizoi gjatë ditës së shtune, Salah shkoi në kuotën e 30 finalizimeve në Premierligë, dhe tani fillimisht synon të barazojë rekordin historik që mbajnë Cristiano Ronaldo, Alan Shearer dhe Luis Suarez me nga 31 gola në Premierligë dhe më pas pse jo, edhe ta thyejë atë.

Rekordi tjetër që Salah synon është ai CR7. Qe kur Cristiano Ronaldo u largua nga Manchester United, në vitin 2009, asnjë lojtar nuk ia ka dalë që të shënojë 42 gola në një sezon, siç kishte bërë portugezi në sezonin 2007/08 – egjiptiani tashmë numëron 40 gola.

Prisni, sepse Salah do të tentojë të thyejë një tjetër rekord këtë edicion – atë për më së shumti gola në një sezon me fanellën e Liverpoolit, rekord ky që mbahet nga legjenda, Ian Rush, 47 gola – të arritur në sezonin 1983/84.

Salah është favorit për ta fituar Këpucën e Artë në Angli ndërsa po lufton me Lionel Messin edhe për atë të Evropës, thjesht – ky është një sezon për t’u mbajtur mend nga egjiptiani që do të tentojë ta kurorëzojë me trofeun e Champions League, e që do të ishte ndihmesë e madhe për të në rrugën për Topin e Artë, pasi tashmë të shumtë janë ata që duan ta shohin 25 vjeçarin ta ngrit këtë çmim, që e kanë fituar Ronaldo e Messi në 10 vjetët e fundit; dytë nga pesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat