Legjenda” e Liverpool, aktualisht 37 vjeç, figuron në listën e zëvendësuesve të mundshëm të Mick McCarthy në “Portman Road”.
Pronari i Ipswich, po shqyrton disa mundësi për trajnerin e ardhshëm dhe nëpërmjet disa ndërmjetëse kërkon të kuptojë dëshirën e Gerrard.
Ish-kapiteni i Anglisë ka lënë një përshtypje shumë të mirë te Liverpool U-18, etapa e parë e karrierës së tij dhe konsultohet vazhdimisht me Jurgen Klopp. Gjithashtu ai punon si opinionist televiziv.
Gerrard pati edhe një ofertë nga MK Dons, vitin e kaluar, por zgjodhi të vazhdojë punën te klubi që ka fituar Champions League.
Klopp ka thënë se Gerrard është po aq i talentuar dhe i përkushtuar si trajner, si ka qenë futbollit dhe mbetet për t’u parë nëse ai do të pranojë ofertën për të punuar në Championship.