Shumë keq për Xherdan Shaqirin dhe Stoken

Futboll

Shumë keq për Xherdan Shaqirin dhe Stoken

Nga: K.Goca Më: 16 prill 2018 Në ora: 17:32
Xherdan Shaqiri

Në fillim të kampionatit, Stoke City hiqej prej ekipeve që do të luftojë për mesin e tabelës në Premier League, por këto parashikime nuk dolën të sakta! Stoke po lufton me mish e më shpirt që të mbetet në Premier League. Kurrë më ngushtë si ka pasur punët ekipi i Xherdan Shaqirit, e cila renditet në vendin e parafundit me 27 pikë apo gjashtë me pak se Swansea në pozitën e 17-të, pozitë që garanton mbetjen në ligë.

Stoke do ta ketë vështirë për të siguruar mbijetesën, por ata shpresojnë se do të shpëtojnë edhe pse kanë edhe pesë ndeshje deri në fund. Trajneri Lambet, ka refuzuar të mendojë për rënien nga liga: “Nuk e kam menduar rënien nga liga. Kam menduar vetëm qëndrimin në ligë dhe ky është synimi im: të mbesim në ligë dhe të shohim sezonin e ardhshëm nga aty”. Sonte në orën 21.00 West Ham ndeshet me Stoke Cityn, për të dyja janë tri pikët e domosdoshme sidomos për Stoken.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat