Në Superligën Futbollistike të Zvicrës, lufta për të mbijetuar plot me paqartësi

Futboll

Në Superligën Futbollistike të Zvicrës, lufta për të mbijetuar plot me paqartësi

Nga: Arif Ejupi Më: 16 prill 2018 Në ora: 22:10
Albian Ajeti

Dhjetë skuadrat e Kampionatit të sivjetmë të Superligës Futbollistike të Zvicrës, pardje dhe dje kanë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 29-të.

Këtë javë e karakterizojnë fitoret e FC Grasshopper-FC.ST.Gallen 1 me 2 dhe FC.Luzern-FC.Sion 0me1.

Fitorja e FC.St.Gallen si mysafire në Cyrih, në përballje më FC.Grasshopper-in, ka qenë e mundimshme sepse ajo është realizuar në minutën 93 që konsiderohet minutë shtesë nga sulmuesi këmbëshpejtë Nassim Ben Khalifa.

Në njëmbëdhjetëshin e parë të Sangallës, nuk u vërejt Adonis Ajeti, për të cilin mësuam se mungoi për shkak të një lëndimi të pësuar kohë më parë.

Ndërkaq këtë humbje si dush të ftohtë në terrenin e tyre e përjetuan Gjelbrim Taipi e Bujar Lika të cilët për FC.Grasshopper-in, luajtën gjatë gjithë kohës.

Humbjen në terren të tij e ndjeu edhe Alban Pnishi i cili në lojë u aktivizua vetëm katër minuta para përfundimit të kësaj ndeshje.

Trajneri, Mathias Waltheri, i FC.Grasshoper-it, në lojë nuk aktivizoi Nedim  Bajramin e lënduar, kurse Albion Avdijan, kësaj herë as që e kishte përfshirë në listën e tij.

FC.Sion i Ermir Lenjanit, Pajtim Kasamit dhe Burim Kukelit, gjatë këtij sezoni po bëjnë përpjekje për të mbetur në grupin e më të mirëve.

Ai, nga gjithsej 29 takime të zhvilluara mezi ka tubuar 31 pikë aq sa ka edhe e fundit FC.Lausanne-Sport.

Pikët e djeshme FC Luzern-FC Sion 0 me 1,të fituara në fushën e Lurern-it, ndaj skuadrës së Idriz Vocës, Shkëlqim Demhasajt, që ishin pjesë e ekipit të parë dhe Hekuran Kryeziut, që ishte në bankën e rezervistëve shtojnë shpresat e FC.Sion për mbetur në ligë.

FC.Lugano e Jetmir Krasniqit,i cili në këtë takim ishte rezervë e llogaritur favorite përballë FC Thun-it, ndau pikët duke luajtur baras 1me 1.

Skuadra e renditur në tabelën e klasifikimit në vendin e gjashtë FC.Grasshopper e Cyrihut, ka vetëm një pikë epërsi nga FC.Lausanne-Sport e Lozanës, në të cilën luajnë  dy shqiptarët e natyralizuar Benjamin Kololli dhe Andi Zeqiri.

Ata dje u mundën në minutën 91 me golin e Albian Ajetit, FC Basel 1893-FC.Lausanne-Sport 2 me 1.

Me Baselin, kësaj radhe nuk u paraqit Taulant Xhaka i lënduar. Kurse, BSC Young Boys i Bernës, i cili është edhe kryesues i tabelës me 68 pikë të tubuara, mund të konsiderohet qysh tani edhe Kampion i Zvicrës.

Ai duke mos lejuar befasi para mase 27 mijë shikuesve  në terrenin e tij mundi 1me 0 FC Zurich-in e shqiptarëve: Toni Domgjoni, Mirlind Kryeziu, Izeir Aliu dhe Lavdrim Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat