“Fundoset” Stoke, vetëm befasia e shpëton nga rënia

Futboll

“Fundoset” Stoke, vetëm befasia e shpëton nga rënia

Më: 16 prill 2018 Në ora: 23:04
Momenti i golit

Skuadra e Stoke Cityt është një hap larg rënies nga Premierliga për në Championship.

Stoke barazoi 1 me 1 në udhëtim kundër West Hamit, në xhiron e 34’të të Premierligës.

Edhe pse u mendua se skuadra e “The Potters” do të fitojë me golin e shënuar nga Peter Crouch në minutën e 79’të, kështu nuk mendoi Andy Carroll i cili shënoi në minutat e fundit të ndeshjes, duke barazuar rezultatin.

Me këtë barazim, në njëfarë mënyre shuhen gjasat e mbijetesës së Stoke Cityt, pasi mbetët e parafundit me 28 pikë, pesë më pak se Swansea në të 17’in.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat