Barcelona shënjestron Lengletin e Sevillas

Futboll

Barcelona shënjestron Lengletin e Sevillas

Më: 17 prill 2018 Në ora: 00:24
Lenglet gjatë një dueli me Coutinhon (Getty Images)

Barcelona thuhet se ka identifikuar mbrojtësin e Sevillas, Clement Lenglet, si një objektiv primar të transferimeve gjatë verës, raportojnë mediat spanjolle.

Mbrojtësi qendror 22-vjeçar ka bërë përshtypje pozitive për Los Rojiblancos në një sezon të turbullt për klubin e tij.

Ai do të luajë kundër Barcelonës në ndeshjen finale të së shtunës në Copa del Rey dhe drejtuesit mund ta shohin edhe më nga afër.

Lenglet ishte transferimi i parafundit në klubin andaluzian nën drejtorin sportiv Monchi, duke nënshkruar nga skuadra nga Ligue 1, Nancy, në janar të vitit 2017.

Sipas mediumit spanjoll Diario Sport, Barcelona ka ‘bërë kontratë’ me francezin pasi ata po përpiqen të bëjnë një hap përpara pas raportimeve për interesim nga Real Madrid dhe skuadrat kryesore të Ligës Premier

Mbrojtësi thuhet se ka një klauzolë lirimi prej 45 milionë eurosh në Sanchez Pizjuan dhe Blaugranët janë të prirur për një marrëveshje për shkak të largimit të parashikuar të Thomas Vermaelen, ndërsa Yerry Mina mund të huazohet.

Ka pasur gjithashtu spekulime për të ardhmen e Samuel Umtitit në Camp Nou, megjithëse është e paqartë nëse interesi në Lenglet është i lidhur me situatën e bashkëkombasit të tij.

Në rast transferimi, Barcelona mendohet se do të paguajë më pak se klauzola e Lenglet, i cili do të arrinte për një çmim prej 30 milionë eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat