Pjaniq në dyshim për sfidën ndaj Napolit

Futboll

Pjaniq në dyshim për sfidën ndaj Napolit

Më: 17 prill 2018 Në ora: 14:58
Miralem Pjaniq

Mesfushori boshnjak është lënduar në ndeshjen e së dielës ndaj Sampdorias.
Miralem Pjaniq mund të jetë mungesa e madhe e Juventusit, për kryendeshjen e
javës që zhvillohet të dielën në Serie A, përballë Napolit.

Mesfushori i “Zonjës së Vjetër”, nuk do të luajë nesër ndaj Crotones, por në
dyshim mbetet edhe paraqitja e tij për të dielën,transmeton KosovaPress.

Sipas Gazzetta dello Sport, futbollisti nuk ka një lëndim serioz, por mjekët e
skuadrës do ta përcjellin me kujdes gjendjen e tij para se të vendosin nëse ai do të
mund të luajë apo jo.

Ndeshja mes Juventusit dhe Napolit mund të jetë edhe përcaktuese për kampionin
e ri në Serie A, pasi aktualisht bardhezinjtë janë gjashtë pikë para napolitanëve,
kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund të stinorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat