Presioni te mysafirët

Futboll

Presioni te mysafirët

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2018 Në ora: 19:33
Daut Maxhuni në veprim

Katër skuadra, si Prishtina, Vëllaznimi i Gjakovës, Vushtrria dhe Drenica nga Skenderaj, janë në presion të sfidës së kthimit. Asnjëra skuadër nuk e ka qetësinë kur kihen parasysh rezultatet e ndeshjeve të para të gjysmëfinales së Digitalb Kupa e Kosovës në futboll. Prishtina sfidën e parë e kishte fituar me rezultat minimal 1:0 ndaj Vushtrrisë, kurse Drenica si vendas kishte barazuar 1:1 me Vëllaznimin.

Vushtrria përgatitet për një atmosferë impozante dhe për të dhuruar një lojë të madhe kundër Prishtinës, në takimin që luhet (nesër, 15.00) në stadiumin “Ferki Aliu” në Vushtrri.  Futbollisti i Vushtrrisë, Daut Maxhuni, ka deklaruar se me gjithë mungesën e kapitenit Labinot Osmani, do të orvaten që të dalin sa më mirë në ballafaqim me Prishtinën.

“Jemi përgatitur maksimalisht dhe si përparësi e jona janë shikuesit tanë ‘Forca’, që na mbështesin në çdo ndeshje. Nuk jemi komplet, kemi mungesën e kapitenit Osmani”, tha Maxhuni për gazetën kombëtare “Bota sot”. Sipas tij nëse e eliminojnë Prishtinën nuk është edhe mrekulli:  “Nuk është mrekulli sepse me rezultat të ngushtë na mposhtën në takimin e parë. Kemi kapacitet me ia dhënë dy gola Prishtinës, ta shohim në fushën e lojës”.  Prishtina nuk ndihet komode sepse rezultati 1:0 nuk i jep edhe siguri të madhe. “Ndeshje...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat