Inter është këndellur duke e mposhtur me rezultat 4-0, Cagliarin
Interi me në fund është këndellur duke mundur me rezultat 4-0, Cagliarin.
Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Interin ku ata erdhën në epërsi në minutën e tretë të takimit.
Joao Concalo shënoi golin e parë.
Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Inter nuk lejojë befasi dhe shënon edhe një gol.
Kësaj radhe ishte kapiteni Mauro Icardi që shënoi në minutën e 49 të ndeshjes.
Kur po zhvillohej minuta e 60 Inter shënon edhe golin e qetësisë, gol ky që ja jep 3 pikët e radhës skuadrës nga Milano.
Goli i katër erdhi në fund të takimit nga Ivan Perisic.
Me këtë fitore Inter ngritët në vendin e tretë më 63 pikë, fitore kjo shumë e rëndësishme e Interit pasi që mund ta dërgojë këtë skuadër në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm pas një mungese të gjatë të saj në këtë garë.