Skuadra e Ligës së Tretë të Francës, arrin në finale të Kupës

Futboll

Skuadra e Ligës së Tretë të Francës, arrin në finale të Kupës

Më: 17 prill 2018 Në ora: 23:47
Les Herbiers

Skuadra Les Herbiers mund të jetë jetë befasia më e këndshme e këtij sezoni në ligat europiane

Les Herbiers garon në ligën e tretë të Francës, apo në ligën që quhet “Championnat National”.

Ajo mund të quhet befasia e këtij sezoni pasi që kjo është hera e katërt që një klub nga Liga e Tretë e një kampionati europian arrin që të kualifikohet në finale të Ligës.

Përndryshe, ekipi i vogël francez ka një stadium modës, më 5000 ulëse, por është njëri prej ekipeve më të vjetra në Francë të futbollit.

Saktësisht ka histori që 99 vite dhe vitin e ardhshëm i bën fiks 100 vjet.

Sonte në gjysmëfinale ata u takuan me Chambly Thelle FC, një ekip tjetër që garon në të njëjtë ligë sikurse Les Herbiers.

Les Herbiers e kanë mposhtur me rezultat 2-0 ekipin kundërshtar duke kaluar në finale të Kupës së Francës.

Golat për skuadrën i shënuan David Floarian në minutën e 28’të të takimit kurse rezultatin e dyfishoi Gboho në minutën e 80.

Les Herbies pret fituesin e takimit Caen – PSG për t’u ndeshur në finale në Paris gjatë muajit maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat