Shqipëria U-21 zyrtarizon miqësoren e shtatorit me Italinë

Futboll

Shqipëria U-21 zyrtarizon miqësoren e shtatorit me Italinë

Më: 18 prill 2018 Në ora: 06:17
Kombëtarja shqiptarja e futbollit, U-21

Kombëtarja shqiptarja e futbollit, U-21, e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj bashkëmoshatarëve të Italisë. Federata Shqiptare e Futbollit ka gjetur akordin me homologen e saj italiane për ta zhvilluar miqësoren në datën 11 shtator 2018, në shtetin italian, ku në ditët në vijim do të përcaktohet orari.

Kuqezinjtë, pikërisht në muajin shtator, kanë të programuar edhe një ndeshjë të vlefshme për eliminatoret, Spanjë-Shqipëri, më 6 shtator. Në datën 11 shtator, futbollistët e drejtuar nga Alban Bushi do të zhvillojnë miqësoren ndaj axurrëve dhe më pas do të luajnë dy ndeshjet e fundit eliminatore të U-21: Më 11 tetor 2018, Shqipëri-Spanjë, dhe më 16 tetor 2018, Estoni-Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat