Barcelona me shumë ndryshime në formacion barazoi ndaj Celta Vigos në La Ligë.
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka arsyetuar formacionin e skuadrës në barazimin ndaj Celta Vigos me rezultat 2:2.
Valverde bëri ndryshime të mëdha në formacionin bazë duke lënë jashtë tij yjet kryesorë të ekipit përfshirë dyshen sulmuese Lionel Messi e Luis Suarez.
Dhe, pas barazimit, ai ka shpjeguar vendimin e tij
“Ishte një moment i duhur për të rrezikuar”, deklaroi Valverde pas ndeshjes.
Përkundër barazimit, Barcelona është në rrugë drejt titullit të kampionit në La Ligë.