Valverde: Ishte koha për të marrë rreziqe me rotacionet

Futboll

Valverde: Ishte koha për të marrë rreziqe me rotacionet

Më: 18 prill 2018 Në ora: 09:30
Ernesto Valverde

Ernesto Valverde vlerësoi performancën e lojtarëve të tij në “Balaídos”, ku mori një barazim 2-2, çka i ndihmon katalanasit për t’u afruar pak më afër titullit të La Liga-s. Në kampionatin spanjoll, jo rastësisht, Barcelona e mban ende të pastër kolonën e humbjeve për këtë edicion. Lidhur me rezultatin, Valverde tha:

“Nuk e marrim për të mirë, sepse gjithmonë mendojmë për të fituar, por duhet të kënaqemi me atë që kemi. Kjo është një pikë me vlerë dhe tani na nevojiten edhe dy fitore për të qenë kampionë. Do të dëshironim për t’i marrë sa më shpejt ato, por le të shohim”.

Në lidhje me rotacionet ndaj Celta Vigo, trajneri i skuadrës katalanase shtoi: “Herën tjetër kemi ardhur këtu për ndeshjen e Kupës së mbretit, gjithashtu kishim bërë shumë ndryshime. Këtë javë, duke marrë parasysh se kemi ardhur nga ku duam të shkojmë, kam bërë disa ndryshime në formacion.

Kur bën shumë ndryshime rriskon edhe për rreziqe, por unë mendoj se ishte koha për t’i pranuar ato”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat