Rumenigge – Realit: Do t’iu mposhtë Bayerni

Futboll

Rumenigge – Realit: Do t’iu mposhtë Bayerni

Më: 18 prill 2018 Në ora: 16:08
Rummenigge

Kampionati ka përfunduar, FC Bayern është në finalen e Kupës së Gjermanisë – tani Rummenigge kërkon edhe Champions League.

Pas arritjes me lehtësi në finale ndaj Leverkusen 6:2, drejtuesi Rummenige tani synon tripletën – dhe bën një deklaratë lufte.

“Duhet të mbetemi të përqendruar për gjysmëfinalen e Champions League të mërkurën. Nëse është dikush që mund ta mposhtë Real Madridin, ai është FC Bayern.”

Deklaratë e qartë në drejtim të spanjollëve!

Rummenigge ka përgëzuar paraqitjen e finalistëve të cilët të mërkurën tjetër duhet të ndeshen me Real Madrid në kompeticionin më prestigjioz evropian.

“Tifozët e Bayern aktualisht ndodhen si në parajsë. Ekipi ka kualitete të mëdha dhe mund të arrijë të gjitha objektivat.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat