Prishtina eliminon Vushtrrinë, ndeshet në finale me Vëllaznimin

Futboll

Prishtina eliminon Vushtrrinë, ndeshet në finale me Vëllaznimin

Nga: Kemajl Goca Më: 18 prill 2018 Në ora: 17:29
Pamje nga një ndeshje

Në finalen e madhe të Digitalb Kupa e Kosovës në futboll, do të takohen skuadrat me renome Prishtina-Vëllaznimi. Vushtrria gati sa befasoi Prishtinën, e cila me pak fat ka mundur të shkoj më tutje. Sfida mes Vushtrrisë dhe Prishtinës pas 120 minutave përfundoi me rezultat 1:1. 

Ndeshja në kohën e rregullt në Vushtrri përfundoi me rezultat 1:0 në favor të vushtrriasve, por pasi që sfida e parë në Pejë ishte mbyllë me 1:0 për Prishtinën, u desh të luhen vazhdimet dy herë nga 15 minuta, ku rezultoi në favor të skuadrës kryeqytetase.

Prishtina me rezultat të përgjithshëm 2:1 është kualifikuar në finalen e madhe. Mbi 3 mijë shikues panë lojë të mirë, edhe pse Prishtina dominoi sidomos pas pësimit të golit në minutën e 48-të.  Një veprim i shpejt i Jetmir Topallit, i cili për mrekulli pasoi një top zhagas dhe më së miri u gjend Daut Maxhuni, ku me të parin e fërfëlloi topin në rrjetë, 1:0 për Vushtrrinë. Në minutën e 99-të, Basid Khalid barazoi rezultatin 1:1. 

Pas 120 minutave Prishtina siguroi kualifikimin, kurse Vushtrria me gjithë eliminimin, duhet të jenë krenarë me paraqitjen që treguan në dy takimet gjysmëfinale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat