Salah mposht Ronaldon edhe në një garë tjetër

Futboll

Salah mposht Ronaldon edhe në një garë tjetër

Më: 18 prill 2018 Në ora: 18:44
Mohamed Salah

Goli i yllit të Liverpoolit kundër Manchester Cityt në parabolë në çerekfinale është më i mirë se i Ronaldos sipas votave të publikut

Parabola e Mo Salah dhe goli i tij kundër Manchester City është goli më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve, sipas një ankete të Nissan!

Ylli i Egjiptit shënoi një gol me parabolë e që nga fansat anembanë botës është cilësuar si gol më i bukur se goli me gërshërë i Ronaldos kundër Juventusit.

Zgjedhja është bërë nga Nissan me anë të votave të publikut, ku goli i Salah është zgjedhur si më i miri në ndeshjet çerekfinale.

Salahu shënoi për rezultat 2-1 në Manchester për ta konfirmuar vendin në gjysmëfinale, derisa Ronaldo kishte shënuar golin tjetër me gërshërë në ndeshjen e parë në Torino kundër Juventusit.

Në listë ishin edhe shoku i skuadrës së Salahut, Alex Oxlade-Chamberlain që po ashtu shënoi një gol të bukur, derisa Luis Suarez po ashtu ishte i nominuar me golin e tij të bukur që shënoi kundër Romës.

Listën e ka përmbyllur sulmuesi i Juventusit Mario Mandzukic i cili shënoi një gol të bukur me kokë në fitoren e Juventus prej 3-1 në Santiago Bernabeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat