Liga e Kampionëve? Perisic ka një mesazh për rivalët e Interit

Futboll

Liga e Kampionëve? Perisic ka një mesazh për rivalët e Interit

Më: 18 prill 2018 Në ora: 19:24
Ivan Perisic

Ivan Perisic ka paralajmëruar rivalët e Interit për Ligën e Kampionëve në gjashtë ndeshjet e ardhshme.

Interi aktualisht ndodhet në vendin e tretë me 63 pikë, 2 pikë më shume se Lazio e Roma që ndodhen në pozitat katër dhe pesë.

Perisic ka deklaruar se do të japin gjithçka që ta sigurojnë një biletë për Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.

“Liga e Kampionëve? Nuk është larg”, tha ai për programin e ndeshjeve të Nerazzurrëve.

“Çdo lojë është vendimtare, por ne të gjithë duam të arrijmë objektivin tonë, që është Liga e Kampionëve dhe ne do të bëjmë gjithçka për t’u kualifikuar”.

“Po bëjmë mirë, por mund të bëjmë më mirë. Po njohim njëri-tjetrin më shumë dhe sigurisht rritet mirëkuptimi me çdo lojë”.

“Duke luajtur me shokët tuaj, duke parë njëri-tjetrin çdo ditë dhe duke kuptuar se çfarë mund të luani është e rëndësishme”.

“Ju gjithmonë punoni shumë me trajnerin dhe stafin e tij në mënyrë që ekipi gjithmonë të dijë se çfarë të bëjë në fushë”.

“Gjëja më e rëndësishme është që gjithmonë të ndihmoni njëri-tjetrin, në çdo fushë dhe çdo moment të një loje”.

“Kjo bën dallimin në qoftë se doni të fitoni gjëra”, ka deklaruar ylli kroat i Interit, Ivan Perisic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat