Kur luhet Barcelona-Real?

Futboll

Kur luhet Barcelona-Real?

Më: 19 prill 2018 Në ora: 13:49
Pamje nga një ndeshje

Barcelona do të presë Real Madrid në “El Clasico” numër katër të sezonit, në “Camp Nou”, të dielën më 6 maj, në orën 20:45, ka zyrtarizuar La Liga.

Të dyja ekipet do të kenë edhe tre ndeshje të tjera pas kësaj sfide dhe ka të ngjarë që Barça ta sigurojë titullin pikërisht kundër rivalëve historik.

Kohët e fundit, trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka hedhur poshtë mundësinë që lojtarët e Real të duartrokasin në korridor futbollistët e Barcelonës, ashtu si ndodh me kampionët në Premier League.

Barcelona fitoi 3-0 në “Bernabeu” në fazën e parë, ndërsa Madrid e mposhti Barçën në Superkupën e Spanjës me rezultatin e përgjithshëm 5:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat