Ka emrin ish-presidentit të Amerikës, kërkohet nga Inter, Milan, Juve dhe Roma

Futboll

Ka emrin ish-presidentit të Amerikës, kërkohet nga Inter, Milan, Juve dhe Roma

Më: 19 prill 2018 Në ora: 16:07
Foto nga ndeshja e kaluar

Roma është duke kërkuar për një përforcim në mesfushë pasi ka si synim të bëjë një ndryshim taktik gjatë verës.

Dhe sipas gazetës italiane Il Tempo, drejtori sportiv më i famshëm i europës, Monchi, i ka vënë syrin Antonin Barak.

Barak është një lojtar i lindur në 1994 dhe është një bashkëkombës i Patrick Schick, i cili u transferua te Roma nga Sampdoria verën e kaluar.

Barak ka kohë që ndiqet nga Juventus, Inter dhe Milan, dhe është shprehur për të ardhmen e tij: “Jam mirë tek Udinese. Më pëlqen italia, më duhet të rritem akoma pasi kam vend për t’u përmirësuar.

“Por e sigurt është se e ardhmja ime do të mbetet në Itali.”

Këtë sezon ai ka shënuar 6 gola në 28 ndeshje të luajtura në Serie A me fanellën e klubit friulian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat