Klopp propozoi që skuadra e tij të stërvitet nudo për shkak të Salah

Futboll

Klopp propozoi që skuadra e tij të stërvitet nudo për shkak të Salah

Më: 19 prill 2018 Në ora: 16:22
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp i ka thënë lojtarëve të tij të stërviten lakuriq në prag të ndeshjes ndaj Manchester City-t.

Trajneri i Të Kuqve ishte në humor shumë të mirë në prag të ndeshjes së kthimit të çerekfinaleve të Champions League.

Dhe ai ka bërë shaka me lojtarët e tij se askush nuk do t’i vinte re nëse ishin lakuriq pasi të gjithë do ta kishin mendjen te magjistari egjiptian.

“Është një grup shumë i mirë dhe, me Mo, të gjithë djemtë janë krenarë për sezonin që po kalon.

“Kur erdhëm në Mançester për ndeshjen e kthimit, u thashë djemve ‘Ejani djema, të dalim në stërvitje lakuriq pasi askush nuk do ta vë re – ata duan vetëm Mo’.

“Tani do të shkojmë në Romë. Besoj se do të jetë e njëjta gjë. Por nuk ka problem.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat