Cilët janë 8 emrat që sigurt do largohen nga Barcelona, në fund të sezonit?

Futboll

Cilët janë 8 emrat që sigurt do largohen nga Barcelona, në fund të sezonit?

Më: 19 prill 2018 Në ora: 17:04
Barcelona

Barcelona dukej që po kalonte një sezon të magjishëm, ku tashmë ka 33 ndeshje pa humbje në La Liga, një rekord historik, porse tmerri i përjetuar ndaj Romës, e kthen Barcën sërish tek sezoni i kaluar, kohë kur ata ndiheshin inferior.

Që pas largimit të Xavi, Valdes, Puyol dhe të tjerë, Barcelona ka rënë dukshëm nga forma, duke e ditur që zëvendësues për Xavi-n, vështirë që gjindet, sidomos kur atë e krahasojmë me Rakitic.

Sport.es përmend 8 emra që do largohen, të cilët do lëshojnë vend për 5 apo 6 transferime të tjera, duke bërë që me largimin e tyre, të grumbullohen para dhe të respektohet fair-play’i financiar.

Sipas gazetës spanjolle, Iniesta e ka caktuar të ardhmen e tij në Kinë, kurse Andre Gomes, i padëshiruari i tifozëve do largohet, ndoshta të mbetet në La Liga, ku i dihet.

Lucas Digne, Denis Suarez, Aleix Vidal dhe Paco Alcacer, të gjithë transferime të Luis Enrique, nuk po përshtaten assesi me skuadrën dhe kërkojnë minutazh tjetërkund. Krejt në fund, transferimet e reja Yerry Mina dhe Nelson Semedo, mund gjithashtu të mendojnë largimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat