Kur Abdyl Bellopoja goditi midis Beogradit Vuçiçeviçin

Futboll

Kur Abdyl Bellopoja goditi midis Beogradit Vuçiçeviçin

Nga: Kemajl Goca Më: 19 prill 2018 Në ora: 18:57
Bellopoja

Abdyl Bellopoja ka qenë prej futbollistëve më të mirë që ka pasur klubi i futbollit Prishtina! Ai i takon gjeneratës së artë të Prishtinës dhe në një video shihet se në takimin e 15 prillit të vitit 1987, në stadiumin e APJ-së në Beograd, në minutën e 23-të, e kishte goditur me bërryl Nebojsha Vuçiçeviçin e Partizanit të Beogradit. Këtë mund ta shikoni te 1.08 minuta.

Gjyqtari mezi e kishte pritur këtë rast dhe e kishte përjashtuar pa menduar as dy herë Bellopojën, duke e dëmtuar rëndë atëkohë Prishtinën, e cila kishte humbë takimin me 5:1, në kuadër të javës së 26-të të Ligës së Parë Federative të ish Jugosllavisë.

Këtë viti Prishtina e kishte siguruar mbijetesën fal fitores në javën e fundit (34-të) në Suboticë me rezultat 2:1 ndaj Spartakut. Bellopoja mbahet mend ende nga Nebojsha Vuçiçeviç. Sigurisht edhe Bellopojës i kujtohet ky takim, ku në radhët e Partizanit luante Isa Sadriu, si mbrojtës, aktualisht trajner i Vushtrrisë, ndërsa Fadil Vokrri mungoi për Partizanin atëkohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat