Goditet trajneri Gunes, anulohet gjysmëfinalja mes Fenerbahce dhe Besiktas

Futboll

Goditet trajneri Gunes, anulohet gjysmëfinalja mes Fenerbahce dhe Besiktas

Më: 19 prill 2018 Në ora: 22:24
Foto nga ndeshja

Skena të dhunshme në stadiumin e Besiktas teksa ndeshja është anuluar pasi trajneri i vizitorëve është goditur dy herë në kokë me objekte të hedhura nga shkallët e stadiumit.

Trajneri Senol Gunes kishte nevojë për qepje dhe asistenti i tij, Erdinc Gultein, është gjakosur në fytyrë në sherrin e zhvilluar në tunel mes lojtarëve dhe stafeve.

Gunes është rrëzuar në tokë duke mbajtur kokën nga dhimbjet në minutën e 58’ të gjysmëfinales së Kupës së Turqisë.

Zyrtarët ishin duke e transportuar drejt dhomave të zhveshjes kur u godit nga një tjetër objekt.

Gunes kishte nevojë për pesë të qepura përpara se të shkonte në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat