Arsenali do t’i shesë Xhakën dhe Mustafin

Futboll

Arsenali do t’i shesë Xhakën dhe Mustafin

Më: 20 prill 2018 Në ora: 15:08
Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka

Dy futbollistët me prejardhje shqiptare pritet të largohen nga Londra gjatë verës.

Arsenali qysh tash ka filluar të mendojë për stinorin e ri.

Klubi synon që në fillim të largojë lojtarët të cilët nuk janë të dëshiruar më në ekip.

Dy nga emrat më të përfolur për t’u larguar janë Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi. Lojtarët u transferuan te “Topçinjtë” në vitin 2016, por që të dy nuk ia kanë dalë mbanë të lejnë gjurmët e tyre në Emirates, me klubin që tashmë i ka vendosur në listën e largimeve.

Gjithsesi e ardhmja e tyre do të varet shumë edhe nga trajneri i ri që do të emërojë Arsenal, pasi edhe Arsene Wenger do të largohet në fund të sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat