82% triumfues, ja pse Lionel Messi është zotëria i finaleve

Futboll

82% triumfues, ja pse Lionel Messi është zotëria i finaleve

Më: 20 prill 2018 Në ora: 16:04
Lionel Messi

Në prag të një finaleje, e njëjta gjë përsëritet: është një ndeshje e hapur, çdokush mund të fitojë, pavarësisht momentit të ekipeve… E drejtë. Ashtu siç është e vërtetë se prania e Leo Messi është një faktor ekstra për Barcelonën, e cila ka fituar 14 nga 17 finalet e luajtura (më shumë se 82%) me argjentinasin në radhët e saj.

Messi ka luajtur prej 12 vitesh me fanellën e Barcelonës. Ai ka luajtur gjithsej 17 finale me një ndeshje të vetme dhe 9 finale të tjera të dyfishta (vajtje-kthim). Nga fillimi, ai ka fituar 14 dhe ka humbur 3 finale. Suksesi i tij në finale është afër 77% të suksesit.

Mungonte në dy të parat
Interesant është fakti se Messi nuk mundi të luante në dy finalet e para, gjatë kohës kur ai aspiroi për të luajtur me ekipin e parë. Në rastin e parë, që korrespondon me Superkupën e Spanjës, kundër Betisit (sezoni 2005-2006), kjo ndodhi për gjendjen e tij jokomunitare dhe mosregjistrimin si profesionist.

Deri në marrjen e shtetësisë spanjolle, në fund të shtatorit 2005, Messi nuk mundi të luante përsëri në finale. Ai humbi finalen e Ligës së Kampionëve, po atë sezon, që Barcelona e luajti në Paris, kundër Arsenalit (2-1). Në këtë rast, një dëmtim e largoi atë nga formacioni.

Finalja e parë
Messi luajti finalen e tij të parë në Superkupën Spanjolle, në sezonin 2006-2007, kundër Espanyol. Triumfi i tij i parë. Megjithatë, pesë ditë më vonë, në Monako, ai përjetoi anën tjetër të medaljes: humbjen e finales së Superkupës Europiane kundër Sevilla (0-3).

Messi do të luajë finalen e radhës të shtunën, të 18-tën, kundër Sevilla, në “Wanda Metropolitano”. Në 17 finalet e deritanishme, ku ka marrë pjesë, ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë 6 asiste.
Ai e ka mundur Sevilla katër herë (Superkupa Europiane, Kupa e Mbretit – gjithmonë në kohën shtesë) dhe ka humbur një herë (Superkupën Europiane).

Ekipi që i ka dhënë atij kokëçarje më të madhe ka qenë Real Madridi, ndaj të cilit ka humbur dy finalet e Kupës së Mbretit (në të cilën ai nuk ka shënuar) dhe dy finale të Superkupës Spanjolle. Nëse e fiton Kupën e Mbretit nesër mbrëma, ky do të ishte trofeu i 31-të për yllin argjentinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat