Klopp: Pas Liverpoolit, ose kthehem te Dortmund ose pensionohem

Futboll

Klopp: Pas Liverpoolit, ose kthehem te Dortmund ose pensionohem

Më: 20 prill 2018 Në ora: 18:28
Jurgen Klopp

Trajneri gjerman ka folur rreth së ardhmes së tij në këtë profesion.

Jurgen Klopp ka bërë me dije se mund të pensionohet shumë herët nga profesioni i trajnerit, ose do të kthehet te Borussia Dortmund, pas largimit nga Liverpooli.

Klopp me klubin anglez është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të ndeshet me Romën.

“Ka mundësi të mëdha që unë ta përfundoj karrierën shumë herët sesa që bëjnë trajnerët tjerë”, ka thënë 50-vjeçari për Sky Sport.

“Është një punë e rëndë. Nuk dua të vdes në bankën e trajnerit. Pasi të largohem nga Liverpol do të bëjë një pushim një-vjeçar”.

“Kam kontratë me Liverpoolin edhe për katër vite të tjera dhe njerëzit në klub janë të kënaqur me punën time”.

“Një mundësi tjetër për mua është rikthimi te Dortmund, por jo medoemos në rolin e trajnerit”, ka thënë ndër të tjera Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat