Shkodran Mustafi me falënderim të veçantë për Arsene Wengerin

Futboll

Shkodran Mustafi me falënderim të veçantë për Arsene Wengerin

Më: 20 prill 2018 Në ora: 20:38
Shkodran Mustafi dhe Arsene Wenger

Pas Granit Xhakës, edhe Shkodran Mustafi ka reaguar pas njoftimit të Arsene Wenger se në fund të sezonit do të largohet nga Arsenal.

Trajneri francez ka bërë të ditur sot se në fund të sezonit do të largohet nga Arsenali.

Mustafi që pikërisht nga Wenger është transferuar në Arsenal, ka thënë se çdo fjalë që thotë, do të ishte pak për trajnerin francez.

“Përfundimi i një epoke në Arsenal dhe një moment i rëndësishëm për mua. Pa marrë parasysh çka them, asnjëherë nuk mund të falënderoj, aq sa ke bërë ti për këtë klub. Ne të dëshirojmë suksese, kudo që të shkosh”, ka thënë Mustafi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat