Feriz Sadiku, futbollisti i ardhmërisë së Përfaqësueses së Kosovës

Futboll

Feriz Sadiku, futbollisti i ardhmërisë së Përfaqësueses së Kosovës

Më: 21 prill 2018 Në ora: 12:58
Feriz Sadiku

Mesfushori ofanziv, Feriz Sadiku, i cili po bën emër në futbollin “helvetik” të Zvicrës, me të drejt sipas shumë analistëve të futbollit do të jetë ardhmëri e futbollit të Kosovës.

18 vjeqari Sadiku, i cili me talentin e tij në fushën e blertë të futbollit po jep kontribut të madh në skuadrën Will të kategorisë U20, po mahnit njohësit e mëdhenj të futbollit me talentin që posedon në lojën e futbollit.

Mesfushori ofanziv, Sadiku, edhe pse ishte shumë pranë Përfaqësuesve të ndryshme, ai pa asnjë hezitim ka pranuar që ti mbroj ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës.

Talentin e tij nuk ka mbetur pa u vërejt edhe nga Përzgjedhësi i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, i cili e kishte ftuar në grumbullimet e mëparshme.

Sadiku ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social ‘facebook’, se është i lumtur me karierën e tij të futbollistit.

“Gjerë më tani gjithçka është në rregull, që nga mosha 10 vjeçare jam i dashuruar në topin e futbollit dhe shpresoj se edhe në të ardhmen do të jetë gjithçka në rregull”.

Se sa është i lumtur për të mbrojtur ngjyrat e shtetit të Kosovës, talenti Sadiku thekson.

“Unë edhe pse kam lindur në Zvicër, zemra ime gjithmonë rreh për Kosovën, pasiqë e gjithë familja ime jeton dhe vepron për shtetin e Kosovës dhe jam shumë krenar që kontributin tim prej futbollisti dhe djersa ime do të kontribuon për të mirën e futbollit të Kosovës”.

Sadiku me lojërat të cilat po i tregon nën fanellën e skuadrës Will, me të drejt shpresohet se do të jetë ardhmëria e futbollit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat